Një raketë ruse godet kullën televizive në qytetin qendror të Ukrainës

Një kullë televizive në qytetin qendror të Ukrainës, Vinnytsia, është goditur nga raketa ruse, duke rrëzuar objektet e transmetimit të qytetit, sipas një deklarate nga shërbimi shtetëror i komunikimit të Ukrainës.
Nuk ka raportime për viktima. Një ekip i CNN në zonë raporton se ka dëgjuar avion dhe dy shpërthime rreth orës 4 të mëngjesit me orën lokale.
Është e fundit në një seri kullash komunikimi që goditen nga forcat ruse, duke përfshirë strukturat në Kiev, Kharkiv, Vynarivka dhe së fundmi në qytetin veriperëndimor të Rivne, transmeton rtv21.tv.
Autoritetet në Rivne tani thonë se 21 persona u vranë në sulmin që synoi kullën televizive atje.
Sulmi i së mërkurës është shënjestrimi i dytë i rëndësishëm i Vinnytisa që nga fillimi i luftës. Dhjetë ditë më parë, raketat ruse shkatërruan aeroportin e Vinnytsia./21Media

Back to top button