Ed Sheeran mahnitet nga zëri i 21 vjeçarit: Këngën time e këndon më mirë se unë

Luke Gittins realizoi një duet me artistin Ed Sheeran gjatë kohës sa e gjithë bota ishte në karantinë.
Sipas Luke, duket se Sheeran ka mbetur pa fjalë nga interpretimi i tij.
Luke nisi të incizojë këngë të cilat janë në autorësi të të tjerëve dhe ti ndajë ato me ndjekësit në TikTok gjatë kohës së karantinës.
Versioni i 21 vjeçarit “Shivers” nuk la pa u dëgjuar edhe nga Ed Sheeran.
“Ed më tha se e këndojë më mirë se ai, gjë që është e pabesueshme”, tha Luke.
Ai nisi të luajë kitarë që nga mosha 8 vjeçare, por nisi seriozisht kur performoi një cover të “Lego House”, këngë e albumit të parë të Sheeran./21Media

Back to top button