Një rast me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë kryer 3348 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv një qytetar në Tiranë.
Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë./oranews

Back to top button