Një sfidë në ”Tik Tok”, gati ia prishi dasmën nuses

Tik Tok është një aplikacion argëtues, i cili po përdoret shumë kohëve të fundit, e sidomos gjatë karantinës u përdor shumë nga personazhe të njohura.
Përdoruesit e Tik Tok janë në një ”garë”, për të realizuar video më interesante.
Katie Barrier, është një përdoruese e aplikacionit Tik Tok dhe ajo si gjithë të tjerët, u përpoq të realizonte një video interesante në dasmën e saj.
Në një ditë kaq speciale për të, ku të gjithë i kishin sytë tek ajo, Katie u kthye në qendër të vëmendjes për arsye të gabuara.
.
Katie, po realizonte një video në Tik Tok, por gjithçka shkoi keq dhe ajo përfundoi e përmbysur në dysheme.
Të gjithë të ftuarit i shkuan pranë dhe ajo bërtiste me të madhe ”oh sa e gabuar ishte kjo”.
Të nesërmen, kur Katie u zgjua, syri i saj ishte i nxirë. Gjithashtu më e tmerrshmja për Katien ishte kur e pyesnin se përse e bëri.
Por, kjo nuk e ndaloi Katien të niste muajin e mjaltit me bashkëshortin e saj, madje në aeroport u ngritën dyshime për shenjat e saj në fytyrë.

Megjithatë, Katie duhet të ndjehet me fat, pasi i kishte realizuar fotot e dasmës përpara se të rrëzohej në dysheme.

Back to top button