Një shqiptar përndiqet nga persona të maskuar në veri të Kosovës

Një shqiptar është kanosur nga disa persona të maskuar në veri të Kosovës.
Në videon të cilën e ka publikuar profesori i UP-së, Alban Zeneli, shihet teksa personat e maskuar po e ndjeknin atë.
Videoja është incizuar të dielën rreth orës 22:00, në një rrugë në mes të lagjes “Tre rrokaqiejt”.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës të cilët i ka thënë se është paraqitur një rast që nuk ka pasur ndonjë lëndimi, por vetëm kanosje.
“Ka ndodhur dje në mbrëmje, mirëpo ankuesi nuk është goditur. Rasti është kanosje”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
“Patriota të Facebook-ut, linqit publik, e pishtarë të barazisë, në Kosovën tonë, në prag të vitit 2023, shiheni se si përndiqet një shqiptar në veri, i cili vrapon për ta shpëtuar kokën. Njerëzit që e sulmojnë janë të maskuar, ndërkohe që ka disa natë që sipas banoreve, në veri mbrëmjeve nuk ofron siguri askush”, ka shkruar në Facebook Zeneli.
Sipas profesorit universitar qytetarët që jetojnë në pjesë veriore të Kosovës janë udhëzuar që të mos shkojnë në Urën e Ibrit
“A e gjithë vëmendja jonë bartet të një gjest, të një ngjarje sportive dhe efektet e saj”, ka përfunduar profesori i gazetarisë./21Media

Back to top button