“Jo më” premierë në Kino Armata

Biba May – “Jo më” do të jepet premierë në Kino Armata, më 9 dhjetor.
Sipas njoftimit, Biba May – “Jo më” është një histori e fuqizimit të grave me aftësi të kufizuara dhe një model guximi, vendosmërie, përkushtimi dhe dashurie!
“Rrëfimi zbulon jetën e një gruaje Resmije Rahmani e njohur ndryshe si Biba May, e cila vuan nga distrofia muskulare progresive, por me gjithë sfidat, pengesat dhe humbjet e saj, nuk ndalet kurrë duke u përpjekur të bëjë ndryshimin për personat me aftësi të kufizuara”, përshkruhet filmi.
Shkruar dhe prodhuar nga Shqipe Malushi, producente ekzekutive dhe drejtimi artistic, Zana Hoxha, regjisore Arlinda Morina, përfshirë dhe regjisorë kontribues si Burim Haliti, Mahiema Anand, Arzana Pireci, dhe Jeton Pireci./21Media

Back to top button