Një shqiptar u ekzekutua me plumb në kokë në një lokal

Nuk ka asnjë të dhënë rreth autorit të krimit

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë mbrëmjen e të mërkurës në Athinë.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u ekzekutua brenda në ambientet e një lokali në rrugën “Kriti” rreth orës 22:40 të mbërmjes.

Sipas mediave greke, shqiptari ishte duke pirë kafe kur pranë tij është afruar një person dhe e ka qëlluar me armë zjarri në kokë.

Si pasojë e plumbit të marrë në kokë, shtetasi shqiptar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë rreth autorit të krimit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Me vrasjen e mbrëmshme ka shkuar në pesë numri i shqiptarëve të vrarë në Greqi gjatë javëve e fundit, raporton vizionplus.

Back to top button