Një stuhi e fortë kaplon vendin, raportohet për vërshime

(lajm i përditësuar)


Pushuesit në Shëngjin lënë çadrat si pasojë e shiut të madh

Edhe pushuesit në bregdetin shqiptar janë përfshirë nga stuhia e madhe dhe reshjet e shumta.

Disa fotografi nga plazhi i Shëngjinit tregojnë çadrat dhe ulëset të lëna bosh, pasi pushuesit ikën nga shirat e rrëmbyeshëm.


Stuhia merr me vete kulmin e një ndërtese në Prishtinë, dëmtohen disa vetura

Qytetarët në lagjen Bregu i Diellit kanë shpërndarë fotografi të një kulmi që është hequr nga ndërtesa, shkaku i stuhisë së fortë, duke rënë më pas mbi disa vetura dhe duke i dëmtuar ato.


Stuhia e fortë kaplon vendin, Rahoveci përfshihet nga vërshimet

Një stuhi shumë fortë me shira të rrëmbyeshëm ka kapluar vendin.

Videot në rrjetet sociale kanë treguar vërshime në Rahovec, por edhe në rajone tjera.

Në Prishtinë, era e fortë e ka hequr tërësisht një kulm të shtëpisë. /21Media

Back to top button