​Një tjetër ikonë e Barçës i jep fund aventurës në “Camp Nou”

Jordi Alba duhet të vazhdojë karrierën e tij si futbollist, por këtë do ta bëjë larg Barcelonës. Sipas shtypit spanjoll, mbrojtësi i majtë, i cili po përfundon vitin e tij të njëmbëdhjetë radhazi në klub, do të largohet nga “Blaugranët” këtë verë. Ai duhet t’i japë lamtumirën tifozëve në “Camp Nou” këtë të dielë, së bashku me Sergio Busquets.

Lojtari ka pranuar që të heq dorë nga një pjesë e madhe e kontratës për të lejuar Barçën të merr frymë financiarisht, raportojnë mediat spanjolle. “El Pais” saktëson se statusi i tij si zëvendësues që nga ardhja e Alejandro Baldes, si dhe paga e tij rreth 30 milionë euro shpejtuan largimin e Albas. Ashtu si Sergio Busquets, katalanasi mund të marrë rrugën për në Arabinë Saudite, edhe ende asgjë nuk është nënshkruar ende.

458 ndeshje të luajtura, 27 gola të shënuar me Barçën dhe një mori trofesh në meritë të tij (6 Liga, 5 Kupa të Mbretit, Një Ligë e Kampionëve; është një hero i ri i Barçës i viteve 2010 që po largohet.

Back to top button