Real Madrid interesohen për yllin e Liverpoolit

Real Madrid janë të interesuar të transferojnë në verë mbrojtësin e krahut të majtë të Liverpoolit, Andrew Robertson.

Pozicioni i krahut të majtë në mbrojtje do të jetë një nga pozitat kryesore ku Real Madridi synon të përmirësohet në verë, Reali ka qenë pa Ferland Mendyn për pjesën më të madhe të sezonit për shkak të një lëndimi që ka pësuar, dhe janë detyruar të angazhojnë në krahun e majtë mesfushorin Camavinga, i cili edhe pse ka performuar mirë nuk është pozicioni ku ai dëshiron të luaj, raporton Daily Mail.

Reali ka qenë i interesuar të transferojë Alphonse Davies të Bayern Munich, por skuadra gjermane nuk është e intersuar të largoj Davies, i cili është i kontraktuar tek Bayerni deri në vitin 2025.

Liverpooli me gjasë nuk do të luaj në Ligën e Kampionve sezonin e ardhshëm dhe Reali mund t’ia ofroj këtë mundësi kapitenit të Skocisë. Për të transferuar Robertson madrilenët duhet të paguajnë një shifër rreth 40 milion euro.

Përveç, një mbrojtësi të krahut të majtë Real Madrid është raportuar se janë të interesuar për transferimin edhe të Jude Bellingham të Borussia Dortmundit dhe Mbappen e PSG-së./21Media

Back to top button