Një tjetër moment rreziku ekstrem për Ukrainën

Mediat ruse po raportojnë se liderët në Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, i kanë shkruar presidenti rus Vladimir Putin, duke i kërkuar ndihmë për të zmbrapsur atë që ata e përshkruajnë si agresion nga ushtria e Ukrainës.
Të dy kanë akuzuar Ukrainën se ka sulmuar shkollat dhe spitalet dhe se nuk ka dëshirë t’i japë fund luftës në Donbas.
Të gjitha provat e ditëve të fundit tregojnë se separatistët e mbështetur nga Rusia janë ata që janë përgjegjës për përshkallëzimin e fundit, jo Ukraina, raporton BBC
Apeli i sotëm ndaj Kremlinit duket të jetë i fundit në një seri lëvizjesh të para-planifikuara që po e shtyjnë këtë vend më pranë një konflikti më të gjerë.
Të hënën, Putin ofroi dërgimin e atyre që ai i quajti “paqeruajtës” për të mbrojtur dy zonat separatiste – të cilat ai sapo i kishte njohur si të pavarura, përcjellë rtv21.tv
Deri më tani, ka pasur pak ose aspak shenja të kalimit të kufirit nga trupa shtesë ruse. Kjo tani mund të ndryshojë. Ky është një tjetër moment rreziku ekstrem për Ukrainën./21Media

Back to top button