Benfica-Ajax mbyllet me barazim

Ndeshja Benfica-Ajax është përmbyllur pa fitues.
Në këtë përballje e cila u luajt në kuadër të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve, u shënuan katër gola, nga dy prej secilit ekip.
Dusan Tadic, Sebastian Haller, e Roman Yaremchuk ekzekutuan golat e mbrëmjes së sotme në këtë duel.
Gjithashtu, sonte Liverpooli ka vazhduar me fitore në kuadër të Ligës Premier, duke e mposhtur kësaj radhe Leedsin me rezultat 6-0.
Kjo fitore e çon skuadrën e Jurgen Klopp në kuotën e 60 pikëve në vendin e dytë, vetëm tri më pak se lideri Manchester City.
Sonte Tottenhami ka pësuar humbjen e radhës në udhëtim te Burnley, ndeshje që nuk ishte zhvilluar në xhiron e 13-të në Premierligë.
Ndeshja tjetër ishte ajo ndërmjet Watfordit dhe Crystal Palace e cila përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 4-1./21Media

Back to top button