Një urim dhe një këshillë nga Pacolli për Kurtin me rastin e ditëlindjes

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli i uroi publikisht ditëlindjen kryeministrit Albin Kurti.

Megjithatë me urimin ai përcolli edhe një mesazh për Kurtin, duke i thënë që të jetë kryeministër i të gjithë e jo vetëm i militantëve të tij.

“Sot, Albin Kurti mbushi 48 vjet. Në rrafshin personal, nëpërmjet këtij urimi shpreh deshirat e mia më të sinqerta që vijnë nga zemra. Ky urim do të kishte më shumë kuptim sikur ti Albin të ishe kryeministër i imi dhe i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Megjithatë, urime me dëshirën që tash e tutje tu shërbesh të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, dhe jo vetëm militantëve tuaj.”, shkroi Pacolli në Facebook./21Media

 

Back to top button