Një vajzë dërgohet pa shenja jete në spital

Një vajzë është dërguar pa shenja jetë nga prindërit e saj në Spitalin e Pejës.

Sipas prindërve vajza kishte pasur probleme me frymëmarrje dhe të njëjtit kishin ardhur për vizitë në Kosovë, nga Norvegjia.

“Viktima femër shtetase e Norvegjisë është sjellë nga prindërit e saj në spital ku sipas mjekëve ishte pa shenja jete. Sipas prindërve të viktimës e njëjta ka pasur problem me frymëmarrje (astmë) dhe në Kosovë kanë ardhur për vizitë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button