Një vajzë e komunitetit jo-shumicë largohet nga një lokal në prani të ministrit Peci, ai nuk reagoi

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha ka publikuar një video ku tregon se si një vajzë e komunitetit jo-shumicë me forcë është larguar nga një lokal, dhe atë në prani të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Berisha ka shprehur shqetësimin e tij se si mund të bëhet një gjest i tillë nga kamarieri dhe si fare nuk reagon ministri Peci edhe pse e gjitha ndodhi afër tavolinës së tij ku ishte ulur.
”Në prezenc të ministrit Faton Peci një vajzë e komunitetit jo-shumicë nxirret zvarrë nga një lokal. Si mundet të bëhet një gjest i tillë nga ana e kamarierit dhe ministri i qeverisë Kurti nuk e bën asnjë reagim dhe as që i bën përshtypje akti i shëmtuar!!!Prejt kujt pritet të kemi mbrojtje kur ndodhë kjo ngjarje para syve të atyre që kanë premtuar se komunitetet do të jetojnë dinjitetshëm!z. Faton Peci është kolegë i ministrit tonë z. Elbert Krasniqi i cili erdhi në përfaqësim duke mashtruar se ai do të ndryshoj gjendjen e komunitetit Egjiptian!?”, ka shkruar Berisha në Facebook./21Media
<

Back to top button