Një valë e tretë infektimesh me Covid-19 në Indi?
Një rritje e dukshme e rasteve pozitive me Covid-19 në Indi gjatë javës së kaluar ka ngjallur frikën për një valë të tretë, e drejtuar nga Omicron e cila mund të jetë afër.
Në Indi u raportuan 16,764 infeksione të reja dhe 220 vdekje veç sot, transmeton rtv21.tv.
Kjo është rritja më e lartë njëditore e rasteve që nga tetori.
Mumbai raportoi 3,671 raste të reja, 46% më shumë nga totali i mëparshëm ditor – rastet në Delhi (1,313) u rritën me 42%, dhe në Kalkuta (1,090) në vetëm 48 orë.
India përjetoi një valë të dytë shkatërruese në prill dhe maj, me mesatare ditore prej rreth 400,000 rastesh në kulmin e krizës.
Por zyrtarët dhe ekspertët kanë frikë se varianti i ri shumë i transmetueshëm i Omicron ka filluar të nxisë një valë të tretë.
Varianti, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut në nëntor, që atëherë është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën./21Media