Gjakova “dorëlirë” për stolisjen e qytetit

Gjakova sivjet u tregua më “dorëlirë” sesa Prizreni e Peja. Komuna e Gjakovës ka ndarë buxhet në vlerë prej 37 mijë e 580 euro për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit. Këtë e ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv, Nita Efendia nga zyra për Informim në Komunën e Gjakovës.
Efendia ka theksuar se kontrata me N.T.P “Living Studio” vlenë edhe për organizimin e disa festive të tjera në Gjakovë siç janë: Dita e Çlirimit, Java e mërgimtarëve, 28 Nëntori etj.
Megjithatë, sipas kontratës shuma prej 37 mijë e 580 eurosh vlenë vetëm për drita, stoli dekorative e bredha.

Prizreni ndau 10 mijë euro për stolisjen e qytetit për festat e fundvitit. Ndërkaq, Peja u ndriçua falë bizneseve./21Media

Back to top button