Një veturë me targa gjermane bie në lumë, tre persona humbin jetën

Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa një person tjetër është transportuar në spital, pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës – Dibër.
Sipas informacioneve fillestare, makina në të cilën po udhëtoni 4 persona ka dalë nga rruga në afërsi të urës së Strazimirit dhe ka rënë në lumin Radikë.
Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë të ditur se një mjet motorik i pasagjerëve “Renault” me targa gjermane ka dalë nga rruga rreth orës 16:50 të pasdites së sotme. Në vendin e aksidentit kanë humbur jetën tre persona – dy meshkuj dhe një femër, ndërsa një femër tjetër është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e SPB-së së Tetovës të cilët po hetojnë rastin.
Për momentin, qarkullimi në këtë rrugë po zhvillohet pa kufizime./TV21

Back to top button