Një viktimë dhe 13 të plagosur pas një sulmi në Teksas

Një person u vra dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën të dielën në mbrëmje nga të shtënat me armë gjatë një vigjilje me qirinj pranë Hjustonit, bënë të ditur policia.
Sherifi i Qarkut, Harris Ed Gonzalez tha se të shtënat ndodhën rreth orës 18:40 kur rreth 50 njerëz ishin mbledhur për një festë në Baytoën, rreth 40 kilometra në perëndim të Hjustonit.
“Pikërisht kur po lëshonin balonat në ajër ishte koha kur erdhi automjeti. Pothuajse pikërisht në atë kohë është kur ata hapën zjarr ndaj turmës”.
Tre nga të plagosurit u dërguan në spital me helikopter.
Autoritetet nuk dhanë menjëherë një përshkrim të të dyshuarit për të shtënat dhe nuk njoftuan për arrestime./21Media

Back to top button