Një viktimë dhe 720 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 dhe janë regjistruar 720 raste të reja.
Rastet e reja dolën pas testimit të 4 mijë e 785 mostrave
Në raportin ditor thuhet se edhe 159 pacientë janë shëruar nga sëmundja COVID-19, ndërkaq raste aktive janë 5 mijë e 678.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 5 mijë e 479 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Që prej nisjes së fushatës së imunizimit, në Kosovë, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 797 mijë e 226 persona.
Ndërkaq, 36 mijë e 925  persona kanë marrë dozën përforcuese, ndërkaq me dozë të tretë janë imunizuar 2 mijë e 182 qytetarë.
Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund të marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh./21Media

Back to top button