Një viktimë dhe afro 3 mijë raste të reja me Covid-19

Gjatë 24-orëve të fundit është raportuar një rast i vdekjes nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 2 mijë e 943 raste të reja. Rastet e reja kanë dalur pas testimit të 11 mijë e 563 mostrave.
Në raportin ditor thuhet se edhe 317 pacientë janë shëruar nga sëmundja COVID-19, ndërkaq raste aktive janë 12 mijë e 396.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 4 mijë e 467 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Që prej nisjes së fushatës së imunizimit, në Kosovë, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 799 mijë e 939 persona.
Ndërkaq, 44 mijë e 143 persona kanë marrë dozën përforcuese, ndërkaq me dozë të tretë janë imunizuar 4 mijë e 813 qytetarë.
Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund të marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh./21Media  

Back to top button