Një viktimë nga bombardimet në Mykolaiv

Një burrë u vra kur një ndërtesë banimi u godit nga bombardimet në portin jugor të Ukrainës, Mykolaiv gjatë natës, tha kryebashkiaku Oleksandr Senkevich në Telegram.
“Një natë bombardimesh në Mykolaiv la të shkatërruar një ndërtesë banimi dykatëshe në rrethin qendror të qytetit. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga nën rrënoja trupin e një 55-vjeçari. Një treg lulesh u shkatërrua gjithashtu në të njëjtën zonë të qytetit”, shkroi Senkevich.
“Që nga ora 06:20 e mëngjesit, furnizimi me energji elektrike u rikthye në Mykolaiv. Falënderoj inxhinierët energjetikë për punën e tyre efikase”, njoftoi tutje kryebashkiaku./21Media

Back to top button