“Dardanet” kërkojnë fitoren sot kundër Moldavisë

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U17 do t’i rikthehet sot aksionit, ku me fillim nga ora 12:00 do të nis rrugëtimin në fazën e kualifikimit të Kampionatit Evropian U17 2023.
“Dardanet” e reja do të zhvillojnë ndeshje sot kundër Kombëtares së Moldavisë, e vlefshme kjo për xhiron e parë të Grupit 2 të këtij Evropiani, raporton KosovaPress.
Kosova dhe Moldavia pozicionohen në Grupin 2 së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut.
Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara, Kosova U17 ka formë më të mirë se Moldavia, ku “Dardanet” e reja kanë regjistruar një fitore, një barazim dhe tre humbje, krahas moldaveve që kanë pesë humbje radhazi.
12:00 Kosova U17 – Moldavia.

Back to top button