Një viktimë nga COVID-19 në Shqipëri
Një qytetar nga Berati ka humbur betejën me COVID-19, në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ndërsa janë konfirmuar 93 raste të reja nga 1 mijë e 107 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri më i lartë i rasteve të reja është regjistruar në Tiranë – 27.
Janë shëruar 99 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268 mijë e 662.
Në Shqipëri janë 655 raste aktive me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?