Një viktimë nga COVID-19 në Shqipëri

Një 72-vjeçar nga Kruja ka humbur betejën me COVID-19, në 24 orët e fundit.
Ndërsa nga 1 mijë e 412 testime të kryera janë konfirmuar 498 raste të reja me virusin në Shqipëri.
Rastet pozitive janë në këto bashki: 147 në Tiranë, 36 në Durrës, 30 në Fier, 20 në Lushnje, 18 në Devoll, 17 në Sarandë, nga 16 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 15 në Lezhë, 13 në Shkodër, 12 në Gjirokastër, 10 në Krujë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Korçë, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Pogradec, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Peqin, nga 5 qytetarë në Mirditë, Dibër, Selenicë, Përmet, Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Patos, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Vorë, Roskovec, Skrapar, Belsh, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, Gramsh, nga 1 qytetar në Fushë Arrës, Kukës, Has, Bulqizë, Mat, Delvinë, Dropull, Maliq, Poliçan, Librazhd, Prrenjas.
Janë shëruar 521 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3 mijë e 724./21Media

Back to top button