Një vit e 6 muaj burgim për ”grabitje”

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.A., i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale ”grabitje” si dhe të pandehurit V.D. i akuzuar për veprën penale ”blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara”.
Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, pas mbajtjes së seancës gjyqësore  të pandehurin F.A. e gjykoi me dënim prej një një vit e gjashtë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 euro, ndërsa të pandehurin V.D. e gjykoi me dënim prej tre 3 muaj i cili dënim nuk do te ekzekutohet në qoftëse në periudhën kohore prej një 1 viti nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër tjetër penale.
”I pandehuri F.A.  akuzohet se më 31 mars 2021, ne Ferizaj, me perdorimin e forces ka pervetesuar pasurinë e luajtshmetë demtuares L.S.I., në atë menyrë që derisa e demtuara ishte duke e shtyer karrocen në te cilen kishte femijen, pasi Klon nënkalimin dhe del ne rrugen “Ahmet Kaçiku”, I pandehuri ishte duke ardhur perball të demtuaress, kur afrohet I ja kap me forc zinxhirin e arit ku ishte vendosur dhe nje pllak te arit e gdhendur ne forme te kokes se tigrit, ne vlere rreth 2300 euro, të cilen e kishte në qafë , duke tërhequr me forcë derisa zingjiri shkepute nga qafa, e pastaj ikë perms nënkalimit në drejtim të qendrës së qytetit, kurse të nesermen zinxhirin e shet tek një argjendar në Ferizaj me pronar per çmimin prej 675 euro, kurse pllaken e shet tek tjetër argjentari, per çmimin prej 70 euro”, është bërë e ditur në komunikatë.
Ndërsa, V.D.  akuzohet se e ka blerë varësen e cila ishte grabitur nga e dëmtuara.
”I pandehuri V.D. akuzohet se më 1 prill 2021, në dyqanin e argjentaris, në Ferizaj, ka blere një pllak të arit nga I pandehuri I parë, edhe pse ka mundur të di se është përfituar nga vepra penale në atë mënyrë që derisa ishte duke punuar në lokalin e tij I pandehuri F.A. I ka ofruar për shitje një plake të arit në formë te kokës së tigrit, të cilin e kishte grabitur nga e demtuara, kurse I pandehuri e ka blere prej 70 euro, me ç’rast nuk ka bërë identifikimin e shitësit dhe as nuk ka leshuar kupon fiskal, edhe pse vlera reale ishte shumë më e larte dhe ka mundur ta di që është përfituar nga vepra penale”, thuhet tutje në komunikatë.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditë nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./21Media

Back to top button