Traileri i filmit të animuar “Addams Family 2”

 
Anëtarët e familjes Addams po kthehen sërish në skenë me filmin e dytë të animuar, vazhdimësi, të titulluar “The Addams Family 2”. Këtë e bëri të ditur studioja filmike MGM, e cila lansoi trailerin e tij.
Në film paraqiten sërish: Morticia, Gomez dhe tërë anëtarët rrënqethës së familjes. Ata kësaj radhe nisen në rrugë për pushme.
Zërat për personazhet i kanë huazuar: Oscar Isaac, Charlize Theron, Chloë Grace Moretz, Nick Kroll, Javon ‘Wanna’ Walton, Wallace Shawn, Snoop Dogg, Bette Midler e Bill Hader.
Sipas sinopsisit të filmit, çdo personazh në film është drithërues. Morticia dhe Gomez merakosen që fëmijët e tyre po rriten. Ata u ikin darkave me familje dhe nuk duan të jenë bashkë me ta.
Për ta rregulluar lidhjen e tyre, Morticia dhe Gomez vendosin ta bindin Wednesday, Pugsley, Uncle Fester dhe tërë ekipin që të shkojnë bashkë në pushim.
Aventura që bëjnë rreth Amerikës, i largon paksa nga rutina e tyre, pasi që me vete kanë edhe kushëririn, It-in, dhe me të kalojnë kohën.
Regjinë e filmit të ri të animuar “The Addams Family 2” e kanë bërë Greg Tiernan dhe Conrad Vernon. Ai është vazhdimësi e filmit të vitit 2019.
“The Addams Family 2” do të lansohet në kinema nga data 1 tetor 2021./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=-GxIZfEC2Yo

Back to top button