Një vit nga vrasja e Oliver Ivanoviqit

Zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit e kanë kërkuar politikanë nga Kosova, Serbia si dhe misionet diplomatike

Më 16 janar të vitit 2018 në veri të Mitrovicës ishte vrarë lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq. Një vit pas, rasti ende nuk është zbardhur.

Ai ishte qëllua me armë zjarri para zyrës së tij dhe më pas ishte dërgua në spitalin e Mitrovicës, por nuk u ka bërë ballë plagëve të marra.

Ivanoviq kishte deklaruar se nuk kishte armiq dhe se nuk merrej me punë të paligjshme, por kishte vetëm kundërshtarë politikë.

Dy vjet para vrasjes, në vitin 2016 në Gjykatën Themelore në Veri të Mitrovicës, Ivanoviç ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar më nëntë vjet heqje lirie. Ai ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër popullatës civile në vitet 1999 – 2000. Ivanoviq nuk ishte dërguar në paraburgim, por ishte në arrest shtëpiak. Lidhur me këtë vendim, ksihte reagime dhe pakënaqësi, nga pala e dëmtuar dhe familjarët.

Më 23 nëntor 2018 në Veri të Mitrovicës ishin arrestuar katër të dyshuar për vrasjen e liderit serb të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq.

Në prag të një vjetorit të vrasjes së politikanit serb, dje në Çagllavicë u mbajt konferenca “Një vit nga vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe skena politike serbe në Kosovë pas asaj vrasjeje”.

Zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit e kanë kërkuar politikanë nga Kosova, Serbia si dhe misionet diplomatike.

Ai ishte varrosur në Varrezat e Reja në Beograd në Alenë e Qytetarëve me Merita.

Back to top button