Një zyrtar i Komunës së Ferizajt mes të vdekurve nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Shtime

Një nga katër viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi sonte në rrugën Shtime-Ferizaj, është punonjës i komunës së Ferizajt, gjegjësisht Drejtorisë së Bujqësisë.
Kështu bëri të ditur kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes një shkrimi në Facebook, i cili edhe u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt. Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, jemi me familjet e tyre, për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e më të dashurve të tyre në këtë aksident tragjik. Ngushëllime të sinqerta familjeve Behluli, Muhadini e Isufi!”, ka shkruar Aliu.
Aliu uroi shërim të shpejt për të lënduarit e tjerë nga ky aksident./21Media