Një zyrtare policore goditet nga një veturë, reagon sindikata

Një zyrtare policore, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi ajo bashkë me kolegët e sajë, në Lagjen Veterniku në Prishtinë, kanë tentuar ta ndalin një veturë, por shoferi i veturës qëllimisht e godet zyrtaren policore për t’i ikur kontrollit të policisë.
Sindikata e Policisë së Kosovës, Sindikata duke i uruar shërim të shpejtë, ka dënuar ashpër këtë sulm ndaj Policisë së Kosovës, kurse nga organet e drejtësisë, ka kërkuar që të gjithë ata që sulmojnë Policinë, të dënohen sipas Ligjit me rrethana rënduese sepse sulmet ndaj policisë s’po kanë të ndalur.
“Ky sulm dhe shumë të tjera që kanë ndodhur deri më tani, tregojnë se secili zyrtarë policorë e ka të rrezikuar shëndetin dhe jetën, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në reagim./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?