Kosovës po i ikin qytetarët, mbi 1500 persona heqin dorë nga shtetësia

Më shumë se 1500 qytetarë të Kosovës kanë migruar drejtë vendeve të Bashkimit Evropian gjatë këtyre gjashtë muajve të parë të këtij viti, thuhet në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo shifër po konsiderohet mjaftë shqetësuese nga demografët.

Eliza dhe Getuarba Dina janë në mesin e qindra qytetarëve që të ardhmen e tyre e shohin jashtë Kosovës.

Eliza me entuziazëm të madh kishte filluar studimet në infemerieri, por ka mbetur e zhgënjyer me kushtet që ofrohen në Kosovë.

Ajo sot mori vizën gjermane, ku mezi pret të shkojë. Me situatë të tillë është përballur edhe Getuarba Dina, e cila ka studiuar për ekonomi. Thotë se nuk është aspak e lehtë të shkollohesh në Kosovë dhe pastaj e t’i shërbesh vendit të huaj.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti mbi 1 mijë e 500 qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës dhe sipas tyre ky numër është në rritje.

“Gjatë periudhës Janar-Qershor 2023 nga Shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 1,672 persona. Ndërsa në vitin 2022 nga Shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 4,792 persona”, thuhet në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Demografi Sami Behrami i konsideron shqetësuese shifrat e Ministrisë së Brendshme, por sipasti, brenga më e madhe është se nga vendi po ikin të rinjtë, që janë më produktivë dhe më të shkolluar.

Sipas statisitiakve, në vitet 2014, 2015 dhe 2021, kanë ikur numër më i madh i qytetarëve nga Kosova, ndërsa shifra më e lartë është regjistruar në vitin 2015, kur nga Kosova kanë shkuar jashtë vendit mbi 74 mijë qytetarë./21Media

Back to top button