Njësia Speciale nuk ka shkuar në veri për ndonjë aktivitet të caktuar

Policia e Kosovës e mohon se Njësia Speciale ka shkuar sot në drejtim të veriut për ndonjë aktivitet të caktuar.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për rtv21.tv se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.
“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar. Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, ka thënë Kelani./21Media 

Back to top button