BE nënshkruan marrëveshje për gaz me SHBA-në

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur sot një marrëveshje të madhe për gazin e lëngshëm natyror, si përpjekje për të zvogëluar varësinë e Evropës ndaj energjisë ruse.
Marrëveshja do të bëjë që SHBA t’i sigurojë BE-së të paktën 15 miliardë metra kub shtesë të gazit të lëngshëm natyror, të njohur si LNG, deri në fund të vitit.
Blloku tashmë ka thënë se do të shkurtojë përdorimin e gazit rus si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës, shkruan BBC.
Kjo do të nënkuptojë rritjen e importeve dhe gjenerimin e më shumë energjive të rinovueshme./21Media

Back to top button