Njihuni me artisten unike Duff Daddy!

 

Ajo është një artiste unike që njihet në art si Dacid Go8lin AKA apo si Aka Duff Daddy. Por në fakt pas këtyre pseudonimeve fshihet emri i vajzës me origjinë nga Kosova konkretisht nga komuna e Dragashit, Dafina Sylejmani.

Ajo jeton në Vienë dhe studion në Akademinë e Fine Arts e ku ka formuar Femme Dmc para 6 vjetësh, ku është një organizatë për të prezantuar vanzar në rrymën HipHop e ku deri më tash janë 177 vajza që i menaxhon dhe i ka ndihmuar të zhvillojnë veten e tyre në këtë biznes.

Vajza plot energji ka bashkëpunuar me artistë nga e gjithë bota, ku kujtojmë se ka prodhuar këngën e artistës të famshme Eli Preiss me titull Gemeimnisse ( Sekret).

Dafina gjithashtu po bën gati projektet që do të vijnë, ku do të jetë me këngëtarin e njohur austriak Wandl, më pas një bashkëpunim me këngëtaren VXValentine e cila është pjesë e Femme Dmc. Këngët do të jetë në gjuhën shqipe, angleze dhe italiane.

Ajo e ndjek muzikën shqiptare dhe me krenari e pranon se nuk ka muzikë më të bukur në Evropë se ajo shqiptare. Duff Daddy ka punuar dhe me eventet shqiptare në Austri dhe ku ka takuar e bashkëpunuar me shumë artistë shqiptarë si: Sabri Fejzullahu, Mozzik, Era Istrefi, Gentinjo, Capital T e Majk.

Artistja unike shqiptare ka pasur shumë privilegj që puna dhe muzika e saj në perfomancat “live” të thejë kufinj e të dëgjohet kudo në: Paris, Munchen, Berlin, Zurich, Tiranë dhe kudo në Austri ku dhe jeton.

Dafina ndryshe është dhe modele, aktore dhe moderatore e ku përmendim vitin 2020 ku ajo me videoklipin “Immigrant” mori çmimin Award te Vienna Shorts Film Festival.

Deri tani ajo ka 23 projekte muzikore në gjuhën shqipe, angleze dhe gjermane ndërsa muzikën e shkruan vetë./21Media

Back to top button