Njoftim i rëndësishëm për tifozët që do jenë në stadium sonte

Federata e Futbollit të Kosovës njofton poseduesit e biletave që t’i ruajnë ato si dëshmi për lëvizje të lirë pas ndeshjes Kosovë – Spanjë gjatë orës policore.
Gjithashtu kanë njoftuar të gjithë ata që e shfrytëzojnë parkingun prapa Pallatit të Rinisë që pagesën e parkingut mund ta bëjnë edhe gjatë hyrjes, me qëllim që të shmanget grumbullimi dhe tollovia e tepërt e veturave tek pjesa e pagesës pas përfundimit të ndeshjes.

Ndeshja Kosovë – Spanjë zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45, derisa 10 përqind e kapacitetit të stadiumit do të jetë në shfrytëzim./21Media

Back to top button