Vdekja e dy fëmijëve nga zjarri, Osmani ngushëllon familjen Sadrija

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për familjen Sadrija, të cilët kanë humbur dy fëmijët pasi zjarri kishte përfshirë shtëpinë e tyre.
Osmani ka thënë se bashkëndjen me familjet për humbje të parakohshme të fëmijëve të tyre.

“Me dhimbje të thellë pranuam  lajmin për shuarjen e jetëve të djemve tuaj në një aksident zjarri. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjet për këtë humbje të parakohshme të fëmijëve tuaj. I përhershëm qoftë kujtimi për ta”, ka shkruar Osmani në telegramin e ngushëllimit.

Dy fëmijë kanë vdekur sot në fshatin Ujzë të Gjakovës, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në shtëpinë e tyre.
Lumni Graishta, drejtor i Policisë Rajonale në Gjakovë, ka thënë për rtv21.tv se viktimat dyshohet se janë të moshës 12 dhe 13 vjeçare, të gjinisë mashkullore./21Media

Back to top button