Njoftim për vaksinimin e atyre që po planifikojnë shtatzëni
Ministria e Shëndetësisë përmes disa fotografive të publikuara në Facebook ka thënë informata rreth vaksinimit të çifteve që planifikojnë shtatzëni dhe grave gjidhënëse.
Nga kjo ministri kanë thënë se vaksina nuk prek në asnjë mënyrë organet riprodhuese të femrës apo të mashkullit dhe se ajo stimulon sistemin imunitar që të prodhojë antitrupa kundër COVID-19.

Po ashtu, nga MSH kanë thënë se vaksinat janë të sigurta edhe për nënat gjidhënëse dhe se vaksina nuk transmetohet përmes qumështit të gjirit.
Ndryshimet menstruale nga vaksinat kundër Covid janë vetëm të përkohshme dhe nuk i lënë gratë jopjellore, këmbënguli ditë më parë një eksperte.
Dhjetëra mijëra gra janë ankuar për periudha të vonuara ose jashtëzakonisht të rënda pas vaksinimit. Aktivistët kundër vaksinimit i kanë përdorur raportet, për të përhapur frikën se vaksinat mund të ndikojnë në fertilitetin.
Por një specialiste e lartë e fertilitetit tani ka hedhur poshtë shqetësimet, duke këmbëngulur se provat aktuale mbi këtë temë janë të sigurta./21Media