Shaqiri: Kosovës i duhet një festival për Eurovision

Artisti Korab Shaqiri, sot në “Një Kafe prej Shpisë” të RTV21 foli për projektet e reja muzikore.
Shaqiri së fundmi ka punuar në albumin e ri “Art’kulloj”, ku tregoi se si erdhi deri te përzgjedhja e emrit, cilët ishin bashkëpunëtorët dhe më shumë se kaq.

Duke qenë se është kantautor i njohur në vend dhe më larg, Shaqiri tregoi se si është të bashkëpunosh me të.
“Unë sa herë bashkëpunojë me tekstshkrues, u them se du fjalë të vogla me kuptim të madh”, tha Shaqiri në “Një Kafe prej Shpisë”.

Por, në bisedën e sotme nuk la pa u përmendur edhe Eurovisioni, ku Korabi tha se Kosovës i duhet një festival për Eurovision./21Media

Back to top button