Njohësit e rrethanave optimistë se më dy maj do të ketë dakordim për termin “të zhdukurit me dhunë

Termi “të zhdukur me dhunë” ka ngritur pikëpyetjet nëse më dy maj do të mund të nënshkruhet deklarata për të pagjeturit për të cilën Kosova dhe Serbia u dakorduan më 4 prill në takimin e kryenegociatorëve.
Pala kosovare ka thënë që në deklaratën për të pagjeturit përdoret termi “të zhdukurit më dhunë”, por pala serbe e nuk e ka pranuar këtë term.

Profesori universitar, njohësi i Kushtetutës Mazllum Baraliu, vlerëson se Serbia duhet ta pranojë termin “të zhdukur më dhunë” pasi që sipas tij është term i njohur ndërkombëtarisht.

“Shpresoj që do të ketë kësaj radhe (dakordimi) sepse nuk ka asnjë arsye të mosdakordohen për një çështje terminologjike dhe besoj që Serbia presionin që do të duhej ta kishte dhe arsyen nëse pak minimale ka përfaqësuesi i tyre do të duhej ta pranonte atë term që është i njohur ndërkombëtarisht pra deklaratë për zhdukjen me shumë të personave të caktuar në luftën në Kosovë”.

Politologu Dorajet Imeri pret që në takimin e dy majit Kurti-Vuciq në Bruksel, të arrihet një dakordim mes palëve për çështjen e të pagjeturve.

“Mundësia për të pasur një dakordim të mëtejmë në lidhjen e të pagjeturit në takimin e ardhshëm mes krerëve të të dyja vendeve është realitivisht i madh duke qenë se tashmë takimet në nivel të ekspertëve dhe përfaqëesueve ëshët harmonizuar dhe ndoshta ka mbetur vetëm nënshkrimi potencial i saj ose eventualisht deklarimi se është pranuar si marrëveshje.

Sipas aneksit për zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi, të arritur më 18 mars, në Ohër “Palët pajtohen për të miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, si çështje urgjente’./ Përgatiti: Valmire Hoti/ Kamera: Orhan Bylykbashi/21Media
.

Back to top button