Nkunku lëndohet sërish

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino e konfirmoi se sulmuesi Christopher Nkunku ka pësuar një tjetër lëndim.
Që prej se iu bashkua Chelseat, Nkunku ka munguar plot 176 ditë si pasojë e lëndimeve
Pochettino e konfirmoi lëndimin e Nkunku, teksa tha se nuk e di se si u dëmtua ylli francez, ndërsa në fund e zbuloi edhe kohën që do të mungoj ai.
“Dëgjuam dje se Christopher Nkunku u lëndua, por ne nuk e dimë se si ai u lëndua. Ai i është nënshtruar testeve mjekësore. Momentalisht, ai mund të jetë jashtë fushave për tri deri në katër javë, shpresoj që jo më shumë. Është e vështirë për Chris, pasi ai po bënte shumë mirë në parasezonale, para se të dëmtonte gjurin. Mbetet të shihet”, tha Pochettino.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?