NLB Banka nënshkruan marrëveshje trepalëshe për financimin e shitjes së shtëpive në Lagjen Marigona Sun

NLB Banka nënshkruan marrëveshje trepalëshe për financimin e shitjes së shtëpive në Lagjen
Marigona Sun.

Kjo marrëveshje do të mundësojë që klientët potencial të kenë mundësinë të sigurojnë financim të
përshtatshëm për blerjen e shtëpive në këtë projekt të ri, inovativ dhe modern.

“Jemi të lumtur që kemi filluar këtë bashkëpunim, i cili është një hap i rëndësishëm për zhvillimin urban
dhe ofron mundësi të shkëlqyera për ata që duan të investojnë në shtëpi moderne dhe komode. Ky
financim është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të realizojnë ëndrrën e tyre për të pasur një
shtëpi të re në një lagje që ofron kushte të jashtëzakonshme jetese”, u shpreh z. Gem Maloku, U.d.

Kryetar i Bordit Udhëheqës. Marrëveshja trepalëshe mundëson që si hipotekë për kredi të merret vetëm
shtëpia e financuar nga Banka.

Përfaqësuesit e Marigona Sun shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Bankën. Ata
theksuan se ky është një hap i rëndësishëm për klientët potencial, pasi marrëveshja do të lehtësojë
shumë procesin e blerjes së shtëpive.

Projekti Marigona Sun, kryevepra e peizazhit urban, do të ofrojë nivelin premium me të gjitha përparësitë
për një jetesë të përkryer që nga ajri i pastër, arkitektura ultramoderne, siguria dhe privatësia, përdorimi i
teknologjive inovative dhe materialeve të qëndrueshme që janë në harmoni me natyrën, që ofron shtëpi
moderne do të jetë sinonim i harmonisë mes formave dhe topografisë.

Marigona Sun është lagje e tipit të mbyllur, me gjithsejtë 157 shtëpi dhe 2 objekte afarizmi për komunitet, fushë sporti dhe hapësira të gjelbëruara.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një shembull i angazhimit të Bankës sa i përket segmentit të
financimit me kredi hipotekare dhe mbetet lidere në treg në ofrimin e mundësive financiare për klientët që
duan të investojnë në shtëpi.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, klientët do të marrin përfitime të veçanta, përfshirë:

Shuma e kredisë deri në 800,000€;

Afati i kredisë deri në 30 vite;

Normë fikse e interesit për 5 vitet e para të kredisë;

Trajtim i veçantë për klientët, kursimi i kohës dhe shërbime të shpejta bankare përmes një
Bankieri Personal

Për më shumë informata, ju ftojmë të vizitoni degët e NLB Bankës ose zyrën e Marigona Sun.

Back to top button