Noa feston ditëlindjen sot, mami Rona i bën urimin e veçantë

Vajza e Rona Nishliut, Noa, feston ditëlindjen e dytë sot dhe mami Rona nuk mund të ishte më e lumtur.
Ajo i bëri një urim vajzës, duke i shkruar vargjet më të ëmbla.
“Noa jetuki ima, sot dy vjet erdhe në krahët e mi dhe prej asaj dite më dhe miliona arsye ta jetoj çdo sekondë me gëzim! Gëzuar ditën tënde Noa, gëzime paç përherë, e dashuria dhe mirësia të burofshin pa shterim nga zemra jote e vogël. Paç fëmijëri plot ngjyra, gjallëri dhe emocione. Të dua bebushki ima, dhe do të dua gjithmonë, me gjithë fuqinë e zemrës që rreh për ty!”, ka shkruar Rona në Instagram, ku ka ndarë një album familjar./21Media


Back to top button