Kaloni te përmbajtja kryesore

Nobelin për paqe e fiton aktivistja, Narges Mohammadi

Çmimi Nobel për Paqe i është dhënë aktivistes iraniane për të drejtat e grave, Narges Mohammadi.

Komiteti thotë se ajo mori çmimin për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe përpjekjet e saj për promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirisë për të gjithë.

Narges Mohammadi është një aktiviste iraniane dhe nënkryetare e Qendrës së Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut, e cila u themelua nga kolegja laureate e Nobelit, Shirin Ebadi.

Mohammadi ka marrë disa dënime me burg që nga viti 2011 dhe aktualisht po mbahet në burgun famëkeq Evin të Teheranit për “përhapje propagande”./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button