Nora Gjakova lufton për medaljen e artë në Grand Slam Abu Dabi

Dita e sotme po rezulton të jetë fantastike për xhudisten tonë, Nora Gjakova e cila tani ka prekur finalen e Grand Slam Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Emirate.
Gjakova i siguron Kosovës tjetër medalje nga xhudo, ku tani do të luftojë për të artën në Grand Slam Abu Dabi.
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova mposhti në gjysmëfinale xhudisten nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani.
Ndërkaq, në rrugën deri në finale, Nora Gjakova mposhti xhudisten nga Korea, Yuna Shin, në raundin e dytë shënoi fitore kundër holandezes, Pleuni Cornelisse, kurse në çerekfinale mposhti serben, Marica Perisic.
Në gjysmëfinale, Gjakova siguroi fitoren kundër gjeorgjianes, Eteri Liaprteliani, kurse në finale do të përballet me fituesen e përballjes mes kinezes, Qi Kai dhe koreanes, Mimi Huh.

Back to top button