Sveçla takon shefin e policisë gjermane, e fton për vizitë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është takuar me Pesidentin e Policisë Federale të Gjermanisë me të cilën biseduan për bashkëpunimin në mes të dy policive dhe nevojën për forcimin e këtij bashkëpunimi tutje. Sveçla po ashtu ka ftuar Romann për një vizitë në Kosovë.
“Falënderova Dr. Romann për ndihmën e dhënë për Policinë e Kosovës si në ndihmën e vazhdueshme me pajisje të ndryshme teknologjike, ashtu dhe në ngritjen e kapaciteve njerëzore kryesisht për kontroll dhe siguri të dokumenteve, falsifikim, migrim dhe kontroll të kufirit. Theksova se përvoja e Policisë Federale
Gjermane në ruajtjen dhe vëzhgimin e kufirit, luftimin e krimit në përgjithësi është jashtëzakonisht e rëndësishme për Policinë e Kosovës. “, shkroi Sveçla në Facebook.
Siç njoftoi ai, Romann theksoi se bashkëpunimi me Policinë e Kosovë ka qenë i shkëlqyer dhe se do të vazhdojë tutje me qëllim të luftimit të trafikimeve të ndryshme, shkëmbimin e informatave, përfshirë këtu edhe luftimin e migrimit ilegal.
“Presidenti Romann shprehi gatishmërinë e tij për vazhdimin e mbështetjes konkrete duke intensifikuar projektet e përbashkëta si në fushën e avancimeve të kapaciteteve njerëzore, po ashtu dhe në avancimin e teknologjisë për luftimin e formave të ndryshme të krimit kryesisht ndërkufitar.’, shkroi ai./21Media

Back to top button