Nora Istrefi mbush sot 18 vjet?!

 
Nora Istrefi përkujdeset që në çdo paraqitje të saj të shkëlqejë duke i kushtuar vëmendje çdo detaji.
Bukuroshja nga Prishtina e cila ka ndërtuar një karrierë shumëvjeçare muzikore, sot feston ditëlindjen, shkruan portali rtv21.tv
Në pamje të jep përshtypjen se po mbush 18 vjet por, ajo sot ka arritur dyfishin e kësaj shifre.
Në bazë të biografisë së saj në internet Nora u lind më 25 mars të vitit 1986. Pra sot u bë 36 vjeçe.
Nora ka marrë shumë urime në rrjetet sociale e ndër ta edhe nga motra e saj këngëtarja, Era Istrefi.

Këngëtarja është nënë e një vajze Renese të cilën e ka nga martesa me këngëtarin Robert Berisha./21Media

Back to top button