Nora Istrefi vjen në duet me Kushtrim Kelanin, me “E Hupa Zemren Tane”

Këngëtarja Nora Istrefi ka publikuar bashkëpunimin e saj të radhës në bashkëpunim me Kushtrim Kelanin.

Projekti titullohet “E Hupa Zemren Tane”, dhe vjen me videoklip.

Teksti i këngës është shkruar nga Shpëtim Reçica dhe Bardhi i cili po ashtu ky i fundit ka përzgjedhur edhe muzikën së bashku me Kushtrim Kelanin dhe Nora Istrefin .

Vetëm 16 orë pas publikimit në kanalin e Youtube kënga ka arritur afro 90 mijë shikime.

Ndërkohë, Nora është duke shijuar ende suksesin e këngëve të saj të fundit “Amanet” që e ka lansuar 7 muaj më parë dhe bashkëpunimin me Cricet dhe Gesko “Me ty” 10 muaj më parë./21Media

Back to top button