Michel: Zgjerimi i BE-së do të sjellë paqe dhe përparim edhe për BE-në edhe për Ballkanin

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian do ta bëjë BE-në më të sigurt dhe më të avancuar, por edhe do të sigurojë stabilitet dhe paqe për vendet e Ballkanit.

Me të mbërritur në Zagreb, ku do të bisedojë me kryeministrat e Kroacisë, Maltës, Polonisë dhe Italisë, Mishel theksoi se është e nevojshme që anëtarët e BE-së të arrijnë unitetin për çështjet strategjike.

“Të gjithë e dijmë se zgjerimi është shumë i rëndësishëm sepse zgjerimi do të sjellë më shumë paqe dhe përparim edhe për BE-në edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nuk mund të përjashtojmë sfidimet nga Rusia dhe aktorët e tjerë që po provojnë të ndikojnë dhe prandaj jam shumë i bindur se pikërisht përparimi në rrugën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për qëndrueshmërinë dhe për t’u siguruar se ky rajon do të jetë vërtetë paqesor”, tha ai./21Media

Back to top button