Nora mahnitëse në fotot me dallamë

Nora Istrefi është një ndër emrat më të dashur nga publiku shqiptar. Me zërin dhe paraqitjet e veçanta, artistja ka fituar zemrën e publikut në mbarë trojet shqiptare.
35 vjeçarja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku po publikon pamje të shumta nga përditshmëria.
E kur jemi te rrjetet sociale, sot artistja ka publikuar në instastory tri imazhe të bukura, në të cilat shihet e veshur shumë më ndryshe se që jeni mësuar ta shihni.
E grimuar me stil dhe e veshur me dallamë, këngëtarja thjesht shkëlqen në fotografitë e fundit, shkruan rtv21.tv

Sa i përket karrierës muzikore, projekti i fundit i artistes është “Ay Caramba”, në bashkëpunim me Melinda Ademin dhe Gjikon. Projekti është publikuar më 7 korrik dhe deri tani në Youtube ka mbi 15 milionë klikime./21Media

Back to top button