Nora Weller-Visoka dekorohet nga Sant’Edigio përbrenda Vatikanit
Nora Weller-Visoka dekorohet nga Sant’Edigio përbrenda Vatikanit për punën e sukseshme në ndërtimin e paqes dhe harmonisë ndërfetare në Ballkan dhe posaqerisht në Kosovë. Se fundi ajo është angazhuar për ndërmjetësimin ndërfetar në Kosove dhe pozitën e Kishës Ortodokse Serbe në bashkëpunim të ngushtë me Vatikanin.
Nora është pedagoge e Arkeologjisë në konflikt pranë Universitetit të Kembrigjit dhe Avokate e Mbrojtjes së Trashegimisë Kulturore në Ligjin Ndërkombëtar. Hulumtimi i saj shumëvjeçar është i fokusuar në studimin e Kishës Ortodokse Serbe gjë që duket ta ketë pozicionuar si këshilltare kyçe të disa aktereve ndërkombëtare të involvuar në ndërtimin e paqes në Kosovë.
Ajo konsiderohet ndër gratë shqiptare më të sukseshme dhe autoritet në fushën e trashëgimisë kulturore dhe trashegimisë së luftës, gjithashtu është e vetmja grua shqipetare me pozitë brenda Shoqerisë Mbretërore të Artit në Mbreterinë e Bashkuar.